Vendosni fjalën kyçe....

Iu gjet automatik në shtëpi, arrestohet 38-vjeçari në Berat – Dyshohet dhe për vjedhjen e një pike karburanti


Foto ilustruese

Policia e Beratit ka arrestuar një 38-vjeçar ditën e sotme, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

Bëhet fjalë për shtetasin Mikel Bushi, banues në fshatin Kutalli të bashkisë së Dimalit.

Pas informacioneve të marra se ai dispononte armë zjarri në banesë, policia shkoi për kontroll në shtëpinë e tij ku u gjetën dhe sekuestruan 1 armë zjarri automatik, një krehër dhe 7 fishekë.

Përpos kësaj, Bushi rezulton të jetë i dyshuar edhe për vjedhjen e një karburanti.

“Gjatë veprimeve hetimore paraprake rezultoi se shtetasi ai është autor i dyshuar i vjedhjes së një shume parash në një pikë karburanti, në datën 22.04.2021.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme.”- thotë policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *