Vendosni fjalën kyçe....

Ktheu banesën me qira në punishte për kultivimin e drogës, arrestohet 62-vjeçari në Durrës, procedohen dhe 2 punonjës të OSHEE-së


Një 62-vjeçar në Durrës ka rënë në prangat e policisë pasi akuzohet për kultivim kanabisi.

Në kuadër të operacionit të koduar “Papafingo” u arrestua shtetasi Prend Çela, i cili kishte përshtatur një banesë të marrë me qira në lagjen nr. 13 të qytetit bregdetar, me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike dhe kishte ndërhyrë në matësin e energjisë elektrike.

Lidhur me këtë janë proceduar penalisht edhe 2 punonjës të OSHEE-së, Edmirand Estrefi 34 vjeç banues në Xhafzotaj dhe Sokol Dalipaj 38 vjeç, banues në Durrës.

Këta të dy akuzohen për “shpërdorim detyre”, pasi nuk kanë kontrolluar linjën elektrike dhe matësin e energjisë elektrike, duke mos konstatuar si rrjedhojë vjedhjen e energjisë elektrike.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan bimë kanabisi dhe pajisje që shërbenin për kultivimin e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *