Presidenti bjellorus Lukashenko ka urdhëruar që pushteti të transferohet te këshillin e sigurimit në rast të vdekjes së tij. Në prill, Lukashenko zbuloi se forcat e sigurimit të vendit kishin arrestuar një grup njerëzish që komplotonin vrasjen e tij dhe pretendoi se Departamenti i Shtetit i SHBA kishte mbështetur komplotistët.
Ai nënshkroi të dielën një urdhëresë që parashikon transferimin e pushtetit pas vdekjes së tij në duart e Këshillit të Sigurimit të vendit.
Sipas faqes zyrtare të presidentit, dekreti, titulli “Për mbrojtjen e sovranitetit dhe rendit kushtetues”, do të hyjë në fuqi menjëherë pas nënshkrimit.
“Në përputhje me dokumentin nëse kreu i shtetit vdes si rezultat i një atentati, një akti terrorizmi, agresioni të jashtëm ose veprimesh të tjera të dhunshme, të gjitha agjencitë qeveritare dhe nëpunësit e tyre civilë do të duhet të respektojnë vendimet e Këshillit të Sigurimit, seancat e të cilit do drejtohen nga kryeministri “, thuhet në dokument.
“Organizimi i zgjedhjeve do të jetë çështja kryesore. Ndihmuar nga guvernatorët e rajonit, Këshilli i Sigurimit do të vendosë mbi organizimin e zgjedhjeve”, vë në dukje dekreti.
Më herët në prill, Lukashenko tha se forcat Bjelloruse të sigurisë kishin arrestuar një grup njerëzish që planifikonin vrasjen e tij dhe të familjes së tij. Agjencia ruse e sigurisë së brendshme FSB gjithashtu tha se dy anëtarë të opozitës bjelloruse ishin marrë në paraburgim pasi komplotuan një grusht shteti të armatosur kundër presidentit.
Sipas Lukashenkos, komplotistët u mbështetën nga Departamenti i Shtetit i SH.B.A. – një pohim i mohuar nga Uashingtoni.