Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet llogaria e FSK-së në “Twitter”, ish-ambasadorja Çitaku: Pse papritmas ky vendim


Është mbyllur përkohësisht llogaria në Twitter e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Lidhur me këtë, ish-ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Vlora Çitaku ka reaguar ashpër duke i kërkuar llogari rrjetit social se pse ata papritmas e mbyllën llogarinë e FSK-së, kjo në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-ve publikoi një postim në lidhje me pjesëmarrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës në misionin paqeruajtës në Kuvajt.

“Pse papritmas keni vendosur ta kufizoni llogarinë e FSK-së, në të njëjtën ditë kur Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së shkruajti në lidhje me vendosjen e tyre të përbashkët në një mision paqeruajtës.”- shkruan Çitaku me habi.

Më herët Departamenti Amerikan i Mbrojtjes u shpreh krenar që ka afër vetës Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë ndërkombëtar në Kuvajt.

“Departamenti i Mbrojtjes është krenar të bashkohet me Forcën e Sigurisë së Kosovës në misionin e parë në Kuvajt. Gjatë këtij misioni, partnerët tanë nga Kosova do ta fitojnë përvojën e mekanikës dhe logjistikës duke punuar me njësitë e Ushtrisë Amerikane #BashkëMëTëFortë.”- shkruan Departamenti Amerikan i Shtetit.

Është e paqartë se pse është bllokuar llogaria zyrtare e FSK-së.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *