Një mikrobus është përfshirë nga flakët teksa ka qenë në lëvizje në Kavajë.
Fatmirësisht udhëtarët kanë mundur të dalin në kohë nga mjeti, i cili është shkrumbuar plotësisht.
Sipas policisë dyshohet se shkak për zjarrin mund të jetë bërë një defekt teknik.
“Në Kavajë, dyshohet se si pasojë e një difekti teknik ka marrë flak në lëvizje mjeti minibus me drejtues shtetasin L. D., ku ka vetëm dëme materiale. Sherbimet e zjarrfikses ndodhen në vendngjarje dhe bënë të mundur fikjen e zjarrit. Vijon puna nga Grupi Hetimor për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes.” – thuhet në njoftimin e policisë.
*Video Credit: Balkanweb