Vendosni fjalën kyçe....

“Miku ynë më i mirë” – Obamës i ngordh qeni që mbante në Shtëpinë e Bardhë


Familja e ish-presidentit amerikan Barack Obama ka humbur qenin e tyre të dashur Bo këtë të shtunë.

Lajmin e dha Michelle Obama në një postim në mediat sociale, ku tha se Bo kishte qenë me ta që nga mbërritja e tij në Shtëpinë e Bardhë në vitin 2009.

Qeni portugez ishte një dhuratë për vajzat e tyre kur u vendosën në shtëpinë e tyre të re.

“Ne nuk kishim asnjë ide se sa i rëndësishëm do të ishte ai për të gjithë ne.”– shkroi zonja Obama.

Lidhur me vdekjen e Bo-së ka reaguar edhe Barack Obama i cili thotë: “Ai ishte pikërisht ajo që na duhej dhe më shumë nga sa prisnim ndonjëherë.”.

Ai shton se Bo ishte “i lumtur të na shihte në ditët tona të mira, ditët tona të këqija dhe çdo ditë në mes” dhe e quan atë një “mik të mirë”.

Përgjatë 100 viteve të fundit, me përjashtim të Donald Trump, të gjithë presidentët e SHBA-ve kanë pasur kafshë shtëpiake. Presidenti aktual Joe Biden ka dy qen.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *