Milani ka shpartalluar Juventusin brenda në Torino me rezultatin 3-0 duke rrëmbyer vendin e katërt që do të thotë pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.
Pas më shumë se 10 vitesh bardhezinjtë rrezikojnë seriozisht të mbeten jashtë kompeticionit më të rëndëishëm në nivel klubesh në Europë.
Me Interin e shkëputur, Juventusi duhet t’i bëjë mirë llogaritë në tre javët e mbetura ku duhet thënë e pret një kalendar mjaft delikat pasi do ndeshet me Interin e Atalantën.
Milani nga ana e tij ka kërcyer në vendin e tretë me këtë sukses e duke qenë se ka një kalendar relavitisht më të lehtë, është më pranë objektivit. Golat për kuqezinjtë u shënuan nga Diaz në pjesën e parë dhe Rebiç e Tomori në pjesën e dytë.