Vendosni fjalën kyçe....

Pas fitores në zgjedhje, kryeministrja skoceze premton se do e çojë vendin drejt pavarësisë nga Britania


Pasi fitoi një shumicë pro pavarësisë, kryeministrja skoceze Nicola Sturgeon tha se do e ‘udhëheqë Skocinë drejt pavarësisë’, pa marrë parasysh se çfarë thotë Londra. Ky proces do të jetë tejet i vështirë, tha paraardhësi i saj Alex Salmond.

“Shpresoj ta drejtoj Skocinë drejt pavarësisë”, tha Sturgeon të dielën në një deklaratë për gazetarin Andrew Marr të BBC, duke shtuar se do të ishte ‘absurde dhe plotësisht e padrejtë’ që qeveria Konservatore në Londër të shkonte në gjykatë për të bllokuar një referendum për pavarësi – një rezultat i mundshëm nëse Parlamenti Skocez miraton legjislacionin e tij për të mbajtur një votim të ri lidhur me pavarësinë dhe Westminster nuk pajtohet.

Sturgeon ka kohë që i bië daulles së pavarësisë dhe është kundërshtuar në vitet e fundit si nga kryeministri britanik Boris Johnson ashtu edhe nga paraardhësja e tij, Theresa May.

Sidoqoftë, Sturgeon arriti një fitore në zgjedhjet. Partia e saj Kombëtare Skoceze (SNP) mori një vend më pak (64 nga 129) duke marrë shumicën në zgjedhjet parlamentare të vendit.

Të Gjelbrit Skocezë pro-pavarësisë morën tetë vende, që do të thotë se shumica e deputetëve tani mbështesin një referendum të dytë për pavarësinë.

Sturgeon deklaroi për BBC se vendi do lëvizte drejt pavarësisë menjëherë pasi vendi të kishte hequr qafe pandeminë Covid-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *