Vendosni fjalën kyçe....

Pas Gjirokastrës, LSI kërkon përsëritjen e zgjedhjeve edhe në Berat (Ankimimi në KAS)


Pas ankimimit për Gjirokastrën, Lëvizja Socialiste për Integrim ka ankimuar ditën e sotme në KAS rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Beratit.

Sot është edhe afati i fundit i ankimimeve për subjektet politike në KAS.

Në ankimimin e saj, LSI thotë se gjatë numërimit të votave të vlefshme ka pasur parregullsi nga grupet e numërimit, ku në bazë të pamjeve filmike dhe provave të mbledhura nga komisionerët e saj, rezultojnë të paktën 80 vota të vlefshme që i janë marrë LSI-së.

Ky është qarku ku LSI pësoi edhe disfatën më të madhe ku nuk arriti të merrte dot as edhe një mandat.

Sipas LSI-së, në disa Qendra Votimi u gjetën në kutinë e fletëve të votimit, fletë pa vulë dhe se në çdo KZAZ janë konstatuar tentativa për votim të dyfishtë nga i njëjti zgjedhës.

Po ashtu, në QV 3431, Ullinjas dhe në QV 3318, Drobonik, është konstatuar nga grupi i numërimit mospërputhje e numrit të votuesve me fletët e votimit, duke shprehur dyshime mbi procedurën e KQV lidhur me mënyrën e verifikimit dhe nxjerrjes së rezultatit të pjesëmarrësve në votim pranë këtyre dy qendrave votimi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *