Vendosni fjalën kyçe....

PD dorëzon në KQZ dosjet ankimore për 25 Prillin: Votat u blenë nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi


PD ka dorëzuar sot në KQZ dosjet voluminoze me faktet që provojnë tjetërsimin e votave në zgjedhjet e 25 Prillit.

Përfaqësuesit ligjorë të PD-së Marinela Ziu dhe Marash Logu, folën për blerje të votave dhe presion ndaj votuesve, kaluan tek vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve nga partia-shtet dhe përdorimi i tyre për presione kriminale nga sistemi i patronazhistëve të PS-së.

“Procesi i 25 Prillit ishte një masakër elektorale, e orkestruar dhe zbatuar nga regjimi Rama-Doshi-Rakipi. Viktimat e kësaj masakre elektorale janë qytetarët shqiptarë dhe familjet e tyre.

Detyra e PD-së është që të qëndrojmë fort dhe të vendosur dhe të luftojmë me të gjitha fuqitë për rikthimin e demokracisë. Sot siç e patë, ne depozituam pranë KQZ-së të gjitha provat, rindra prova e fakte e të dhëna që provojnë tjetërsimin e vullnetit të shqiptarëve dhe vjedhjen më të madhe të zgjedhjeve në Shqipëri.

Nga blerja e votave dhe presioni ndaj votuesve, tek vjedhja e të dhënave personale të qytetarëve nga partia-shtet dhe përdorimi i tyre për presione kriminale nga sistemi i patronazhisteve te partise shtet.

Nga angazhimi i shtetit dhe administrates, tek tenderat, punesimet, legalizimet dhe pagesat e paligjshme per te blëre vota.

Nga kandidimi i përfaqësuesve të krimit të organizuar tek perdorimi i bandave per te blere vota dhe kercenuar qytetaret nen mbrojtjen dhe mosveprimin e policise dhe prokurorise.

Nga ndryshimet antikushtetuese te Kodit Zgjedhor, tek ndryshimet me urdhër politik të fletës së votimit që sollën zhvleftesimin e 83 mijë votave baraz me afërsisht 8 deputetë.

Nga pamundësimi i votës së emigranteve tek karantina 3 ditore për të penguar emigrantët të vijnë fizikisht për te votuar.“- tha Marinela Ziu.

“Siç e pamë të gjithë gjatë zgjedhjeve parlamentare të 25 Prillit, regjimi Rama-Doshi sundon gjithë sistemin shtetëror në vend, dhe e përdor atë për përfitimet e tij politike. Këtu përfshihet edhe KAS i cili vendosi fletën e votimit sipas urdhrit politik të Edi Ramës. Por është detyra jonë të shpalosim gjithë dëshmitë dhe dokumentet që kemi dhe të vazhdojmë betejën për të vërtetën dhe për qytetarët shqiptarë në të gjitha frontet, mënyrat dhe mundësitë që ekzistojnë.

Kjo betëjë nuk ka të bëjë me PD apo me partitë politike, ajo ka të bëjë me të ardhmen tonë, fëmijët tanë, demokracinë tonë. Dhe përfundimi i saj do të jetë i qartë: përmbysja e regjimit Rama-Doshi-Rakipi dhe kthimi i Shqipërisë shqiptarëve.”– tha Marash Logu. Sot është afati i fundimit për ankimime nga subjektet politike në KAS.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *