68 persona kanë humbur jetë pas disa shpërthimeve të ndodhura pranë një shkolle në kryeqyteti e Afganistanit, Kabul.
Shumica e viktimave ishin nxënëse femra, që po dilnin nga shkolla në kohën e shpërthimeve. Numri i viktimave mund të rritet edhe më shumë pasi një pjesë e mirë e të plagosurve janë në gjendje të rëndë për jetën.
Deri tani 165 persona janë shtruar në spitalet e Kabulit. Autoritetet nuk i kanë identifikuar ende të gjitha viktimat teksa një pjesë e familjeve po kërkojnë për të afërmit e tyre të zhdukur.
Shpërthimi i makinës me bombë tronditi shkollën e mesme Sayed-ul-Shuhada, e vendosur në pjesën perëndimore të kryeqytetit të shtunën pasdite, kur studentët po largoheshin pas mësimeve.
Shpërthimi i parë u pasua nga të paktën dy shpërthime më të vogla, të cilat goditën fëmijët e mitur.