Vendosni fjalën kyçe....

Serbët qëllojnë me armë në Veri të Kosovës, trembin grupin me 50 kosovarë që kishin dalë për ecje


Një incident ka ndodhur sot në Veri të Kosovës, ku një grup kosovarësh prej 50 personash nga “Kosovo Mountain Club” kishin shkuar në shkuar në mënyrë për organizuar për të ecur në zonën e Zubin Potokut.  Mirëpo ata janë hasur me dy persona të panjohur të cilët kanë qëlluar me armë zjarri, që sipas tyre ishin serbë.

Si pasojë e të shtënave, grupi është detyruar të ndërrojë drejtim dhe kanë njoftuar një patrullë policie që kanë hasur në rrugë.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Veriut, Besim Hoti, ka reahuar për incidentin, duke thënë se për fat të mirë nga kjo ngjarje nuk është lënduar asnjë person.

 “Rreth 40 persona me autobus në mënyrë të organizuar, kanë ardhë nga ana e Zubin Potokut, me vazhdu ecjen nëpër male, sipas tyre dikush ka shtënë me armë zjarri dhe janë kthyer nga aty. Nuk është lënduar askush dhe nuk ka dëmë të raportuara. Në kthim prapa e kanë taku një patrullë policore dhe i kanë shpjegu rastin, në stacionin policor nuk kanë pranuar të shkojnë me arsyetimin që deklaratat me i jep në Prishtinë.”- tha Hoti.

Një zyrtar i këtij klubi tha se të dyshuarit kanë gjuajtur përpjetë rreth 30 metra larg grupit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *