Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Tapizë, në Fushë-Krujë.
Një bombol gazi ka shpërthyer në një banesë, duke lënë të plagosur një grua. Incidenti ndodhi rreth orës 09:20 të mëngjesit.
Policia thotë se “bombola ka shpëthyer aksidentalisht në banesën e shtetasit me inicialet M.S., të cilën e përdornin për gatim. Për pasojë është lënduar bashkëshortja, shtetësia A.B., e cila ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën.”
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.