Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthimi pranë shkollës në kryeqytetin e Afganistanit, shkon në 59 numri i viktimave


Numri i të vdekurve nga shpërthimet jashtë një shkolle në kryeqytetin e Afganistanit, Kabul, shkoi në 58 të dielën thanë zyrtarët. Bombat tronditën të shtunën në mbrëmje lagjen e Dasht-e-Barchi, e cila është e banuar nga pakica etnike Shia Hazara.

Mbi 150 njerëz u plagosën gjithashtu në shpërthimet e ndodhura pranë shkollës ‘Sayed Al-Shuhada’.

Shpërthimet ndodhën kur studentët po largoheshin për në shtëpi rreth orës 16:30 me orën lokale dhe shumica e viktimave janë vajza të reja, tha Dr. Mir Wais, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë për Anadolu Agency.

Ali Khan, një dëshmitar që jep mësim në shkollë, i tha Anadolu Agency se shpërthimi i parë ishte një makinë bombë dhe më pas dy raketa goditën shkollën.

Videot që qarkullojnë në mediat sociale treguan një kasaphanë të plotë në vend ndërsa vajzat e reja u dëgjuan duke bërtitur për ndihmë.

“Këto vajza ishin nga familje shumë të varfra, shumë prej të cilave vinin nga komunitete të shpërngulura në provinca të ndryshme në Kabul në kërkim të një mundësie më të mirë jetese dhe arsimimi,” tha Mohammad Hussain, një aktivist i komunitetit Hazara.

Shpërthimet vijnë teksa trupat amerikane dhe ato të NATO-s kanë nisur tërheqjen nga Afganistani, proces që pritet të përmbyllet më 11 shtator të këtij viti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *