Të shtëna me armë janë regjistruar gjatë natës në Elbasan, duke shkaktuar panik tek banorët të cilët kanë njoftuar policinë.
Sipas “Balkanweb”, të shtënat me armë u dëgjuan për disa minuta në lagjen “Skënderbej” në zonën e njohur si “Ish Kombinati i Drurit”.
Fillimisht të shtënat e para u dëgjuan rreth orës 02:25, por u dëgjuan përsëri edhe pas disa minutash.
Ende nuk ka të dhëna zyrtare se çfarë ka ndodhur gjatë natës në Elbasan, një nga qytetet e njohura për praninë e lartë të krimit.