Vendosni fjalën kyçe....

Bardhi: Me Ramën e Ballën vendi në udhëkryq, beteja për demokracinë e ndaj krimit e politikanëve të lidhur me të ia vlen


“Shqipëria ka mbetur në udhëkryq për shkak të votave të vlera nga krimi i organizuar me kryeministrin Rama në krye”, ka shkruar para pak çastesh numri dy i PD-së, Bardhi.

Në një reagim në Facebook, Sekretari i Përgjithshëm i selisë blu thotë se Elbasani që drejtohet nga Taulant Balla është kthyer në qendër kyçe të trafikut të drogës ndërsa shton se beteja për demokracinë dhe lufta ndaj krimit e politikanëve të lidhur me të ia vlen.

“Me Taulant Ballën me vota të blera nga krimi i organizuar dhe me Edi Ramën në krye, për fat të keq Elbasani dhe Shqipëria ngelen në udhëkryq. Elbasani, cilësohet si qendër kyçe e shkëmbimeve lindje-perendim të opiumit dhe heroinës, sipas raportit të Nismës Globale Kundër Krimit të Organizuar Ndërkombëtar. Beteja për zgjedhjet dhe demokracinë ia vlen. Lufta ndaj krimit dhe politikanëve të lidhur me krimin ia vlen. Beteja bëhet për qytetarët dhe për vendin.” – shkruan Bardhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *