Vendosni fjalën kyçe....

Dy javë pas zgjedhjeve, jep dorëheqjen Sekretari Organizativ i PD-së, Sahit Dollapi


Vetëm dy javë pas zgjedhjeve të 25 qershorit, jep dorëheqjen Sekretari Organizativ Sahit Dollapi.

Sipas MCN-së, Dollapi ka dhënë dorëheqjen nga posti i tij në strukturat e Partisë, pas debateve të brendshme dhe diskutimeve për gabimet e PD-së në fushatë që i sollën humbjen.

Dollapi i cili ka qenë një nga njerëzit e angazhuar fort në fushatën e këtij viti, e mbante postin e Sekretarit Organizativ prej vitesh.

Emri i dollapit u përmend më shumë në medie gjatë protestave të opozitës para Parlamentit dhe Kryeministrisë në vitin 2019.

 Ish-sekretari Organizativ i PD-së u dhunua nga policia para godinës së Kuvendit, pasi refuzoi të hiqte masën kundër gaz.

Në kohën e qeverisjes së PD-së, Dollapi ka mbajtur detyrën e drejtorit të UKT-së dhe CEZ-it.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *