Gjermania do ta bëjë vaksinën “Johnson & Johnson” kundër COVID-19 të disponueshme për të gjithë të rriturit.
Lajmin e dha këtë të hënë Ministri i Shëndetësisë Jens Spahn.
Siç shkruan Reuters, rregullatori i barnave në Evropë mbështeti vaksinën e “J & J” muajin e kaluar pasi shqyrtoi rastet e një çështje të rrallë të mpiksjes së gjakut tek të rriturit në SHBA që kishin marrë një dozë. Por u la në dorë të shteteve anëtare të Bashkimit Evropian të vendosin se si ta përdorin atë.
Masa e Gjermanisë për të ofruar vaksinën me një dozë të vetme të J&J vjen pas heqjes së kufizimeve javën e kaluar për vaksinën AstraZeneca.
Vaksina e AstraZenecës ishte caktuar për njerëzit e moshës mbi 60 vjeç pas raporteve të ngjashme për mpiksje gjaku, por ndonjëherë edhe fatale në njerëz më të rinj.
Vendimet pasqyrojnë përparimin e Gjermanisë në vaksinimin e të moshuarve të saj, tha ministri Spahn, duke shtuar se ai priste që të gjithë të moshës 60 vjeç e lart që dëshironin të vaksinoheshin t’u ofrohej një dozë deri në fund të majit ose në fillim të qershorit.
Spahn parashikoi që 10 milion doza të J&J pritej të mbërrinin në Gjermani deri në fund të tremujorit të dytë.