Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Lediana Fratari ka ankimuar këtë të hënë rezultatin e zgjedhjeve në qarkun e Tiranës.
Ajo ka kërkuar nga KQZ rinumërim të votave.
Në ankimimin e saj, Fratari kërkon nga KQZ të paraqitet me pamje filmike të procesit të numërimit, ku sipas saj, ka mospërputhje të numërimit të votave.
Ajo kërkon ndryshimin e vendimit të komisionerit shtetëror të zgjedhjeve, si dhe rinumërim dhe vlerësim të votave për të gjitha ZAZ-të e qarkut Tiranë.
Kujtojmë se Lediana Fratari kandidonte e 34-ta në listën e Partisë Demokratike për qarkun e Tiranës, dhe mori rreth 2 mijë vota personale.