Teksa numrat e Covid-19 kanë arritur në kulm në shumë vende, Kina ka thënë se do vendosë ‘një vijë ndarjeje’ në majën e malit Everest për të parandaluar kontaktin midis alpinistëve kinezë dhe atyre që ngjiten nga Nepali i goditur nga koronavirusi.
E vendosur në një lartësi prej 8,848 metrash, maja e malit më të lartë në botë është një zonë e vogël e mbuluar me dëborë, ku mblidhen dhjetëra aplinistë që ia dalin të ngjiten, por duket se atje do të bëhet edhe më ngushtë.
Një ‘vijë ndarjeje’ e veçantë do të vendoset në majë të Everestit si një masë paraprake kundër koronavirusit, i tha të dielën kreut të Byrosë Sportive të Tibetit, Nyima Tsering, agjensisë së lajmeve Xinhua.
Qëllimi i tij do të jetë parandalimi i alpinistëve që ngjiten nga anët tibetiane dhe nepaleze të malit që të bashkohen dhe t’i kalojnë infeksionin njëri-tjetrit.
“Përveç majës së malit, alpinistët nuk kanë asnjë mundësi tjetër të takohen gjatë ngjitjes,” vuri në dukje Tsering.