Pas certifikimit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të rezutatit të zgjedhjeve 25 prillit, partitë politike kanë shfrytëzuar afatin pesëditor për të paraqitur në Komisionin e Ankimimeve e Sanksioneve pretendimet e tyre për rezultatin.
Tre janë subjektet politike që kanë kundërshtuar rezultatin. Bëhet fjalë për Partinë Demokratike, Lëvijen Socialiste për Integrimin dhe koalicionin ABEOK. Selia blu ka kërkuar pavlefshmërinë e rezultatit dhe përsëritjen e zgjedhjeve në nëntë qarqe të vendit.
Demokratët kërkojnë që kjo të bëhet në Vlorë, Durrës, Shkodër, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Berat, Korçë e Fier. Kërkesës për Tiranën i është bashkuar edhe kandidatja për depuotete e PD-së në këtë qark, Lediana Fratari, e cila kërkon rinumërimin e votave të saj në këtë qark.
Lëvizja Socialiste për Integrim ka kundërshtuar rezultatin duke kërkuar pavlefshmërinë e tij e ripërsëritjen e zgjedhjeve në pesë qare, respektivisht në Gjirokastër, Berat, Durrës, Korçë, Vlorë.
Aleanca ABEOK nga ana e saj ka paraqitur ankesën e saj në qy qarqe nëpërmjet kandidatëve të saj. Tasim Mehmeti në Vlorë e Kostaq Papa në Tiranë kundërshtojnë rezultatet në këto dy qarqe dhe pavlefshmërinë e votimeve aty. Po nga ky koalicion ka edhe një ankesë drejtuar KQZ-së së cilës i kërkohet vënia në dispozicion e vendimit për votimin nga jashtë të shtetasve shqiptarë.
PD – 9 ankimime
LSI – 5 ankimime
ABEOK – 3 ankimime
*Listën e plotë të ankimimeve e gjeni këtu: Regjistri i Njoftimeve KAS