Vendosni fjalën kyçe....

Ky është biznesmeni Bledar Birçaj që u ekzekutua sot në Vlorë (FOTO)


 

Biznesmeni 40-vjeçar që u ekzekutua me breshëri armësh sot në Vlorë, është Bledar Birçaj, pronar i një lokali të njohur në Vlorë.

Birçaj po lëvizte me automjetin tip “BMW” me targa AB 797 CS kur është qëlluar nga një automjet po në lëvizje. Ngjarja e rëndë ndodhi në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë.

Drejt makinës së tij është qëlluar me breshëri plumbash. Siç shihet edhe në foto, makina e tij është qëlluar disa herë në pjesën e parme të xhamit.

Deri më tani është ende e paqartë se cilët mund të jenë autorët dhe motivet e tyre për vrasjen.

Bledar Birçaj ishte pronar i një biznesi në fushën e veprimtarisë bar-kafe, birrari dhe tregti me pakicë e artikujve të ndryshëm.

 

Ai ka qenë i përfshirë më parë, në një tjetër ngjarje kriminale të ndodhur mbi 10 vjet më parë. Së bashku me vëllanë e tij Eltonin, Bledar Birçaj, atë kohë 27 vjeç, kanë masakruar me grushte juristin e Zyrës Vendore të Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, personin me inicialet F. H.

Sipas “Report TV”, ata e kanë dhunuar punonjësin e hipotekës për shkak të detyrës. Prokuroria asokohe nisi procedim penal në gjendje të lirë për dy të rinjtë.

Ndërkohë në vitin 2011, në muajin janar ai u arrestua  në Vlorë si i dyshuar për vrasje, duke iu vendosur masa e “arrestit me burg”.

Në Prill Gjykata e Vlorës nga “arrest në burg” e ndryshoi masën e sigurimit në “detyrim paraqitje në policinë gjyqësore” dhe masën detyruese “ndalim të daljes jashtë shtetit” deri në përfundim të hetimeve. Por në korrik 2011 u vendos pushimi i hetimeve dhe Birçaj u la i lirë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *