Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Sot mbërrijnë edhe 11 mijë e 700 doza të tjera nga “Pfizer”


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, thotë se sot do të mbërrijë në vend dërgesa e radhës e vaksinave të kompanisë Pfizer, prej 11,700 dozash.

 “Janë më shumë se 740 mijë vaksina të ardhura në Shqipëri deri më sot, ndërkohë që sot priten edhe 11,700 doza të vaksinës Pfizer nga dy kontratat që kemi, nga kontrata me Pfizer priten 7020 doza dhe kontrata me BE mbi 4 mijë doza.”- u shpreh sot ministrja Manastirliu.

Ajo ndodhej sot duke ndjekur nga afër procesin e vaksinimit për punojësit e fabrikave me material porositësi. Gjatë fjalës së saj, ministrja tha se me dozën e parë janë vasinuar deri më tani më shumë se 6 mijë punojës të fasonerive dhe po vijon me ritme të shpejta vaksinimi kudo nëpër Shqipëri.

Sipas ministres në total janë kryer mbi 600 mijë vaksinime.

“Ritmet e vaksinimit në vend janë ritme të larta, pra vijon intenisteti i vaksinimeve ditore. Kemi vaksinuar tashmë më shumë se 600 mijë qytetarë, ndërkohë që presim në vijimësi dozat e vaksinave, sipas kalendarit të lëvirimit të kontratave.”- tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *