Pandemia po lehtësohet, por ka ende paqartësi se kur dhe ku duhen mbajtur maskat mbrojtëse.
Shefi i ekipit që po merret me pandeminë Covid-19 në administratën Biden, Dr. Anthony Fauci tha të dielën në NBC se mbajtja e maskave mund të bëhet e përhershme përgjatë sezoneve të vjeshtës e dimrit.
Fauci tha se amerikanët janë mësuar të mbajnë mbulesa fytyre, të cilat ai tha se ‘zvogëlon sëmundjet e frymëmarrjes’.
Deklarata shënon edhe një moment tjetër në këshillat e vazhdueshme të maskave nga ana e Faucit. Famëkeq për deklarimin e bërë dikur, ‘Nuk ka asnjë arsye për të ecur me një maskë’, ai që atëherë ka ndryshuar pikëpamjet e tij, duke pretenduar se ai e bëri atë deklaratë për të rritur disponueshmërinë e popullatës.
“Ne kemi pasur praktikisht një sezon joekzistues të gripit këtë vit. Pra është e mundshme që ndërsa vazhdojmë, një vit ose dy ose më shumë nga tani, që gjatë periudhave të caktuara sezonale kur keni viruse të frymëmarrjes si gripi, njerëzit mund të zgjedhin të mbajnë maska për të zvogëluar gjasat që do të prekeni nga një sëmundje e rëndë e organeve të frymëmarrjes.” – tha Fauci.