Vendosni fjalën kyçe....

Po dërgonte 400 kilogramë kanabis drejt Italisë, kapet në det 30-vjeçari nga Vlora


Një 30-vjeçar nga Vlora është arrestuar duke dërguar drejt Italisë një sasi të madhe lënde narkotike.

Aksioni i kryer nga policia shqiptarem Frontex dhe Guardia di Finanza italiane ka çuar në kapjen e mjetit lundrues që drejtohej nga i riu me iniciale E.I.

Gjatë kontrollit në gomonen e kapur u gjetën 400 kilogramë kanabis dhe 100 gramë hashash.

Njoftimi

“Në kuadër të Marrëveshjes ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Frontex, për kontrollin e kufijëve detar, gjatë një operacioni antidrogë të përbashkët mes Frontex-it, GDF italiane dhe Policisë shqiptare, për parandalimin dhe goditjen e trafiqeve të paligjshme, është bërë e mundur goditja e një tentative për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Gjatë operacionit të përbashkët u bllokua mjeti lundrues dhe u vu në pranga 30-vjeçari nga Vlora, shtetasi E. I. Gjatë kontrollit në brendësi të mjetit lundrues u gjetën dhe u sekuestruan 400 kilogramë lëndë narkotike cannabis sativa dhe 100 gr hashash. Policia e Shtetit është e vendosur për të punuar bashkërisht me partnerët, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve të paligjshme.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *