Vendosni fjalën kyçe....

Thyhet ura prej xhami 100 metra e lartë në Kinë, shpëton fatmirësisht turisti që u bllokua mbi të (Foto)


Një burrë që po vizitonte një vend turistik në Kinën verilindore i mbijetoi një skenari makthi pasi një urë me fund qelqi u shkatërrua nën këmbët e tij. Turisti shpëtpo pasi arriti të kapej në një nga kangjellat e urës.

Vendkalimi, i vendosur në vendpushimin Piyan Mountain në qytetin Longjing, u shkatërrua pjesërisht nga erërat e forta të premten – duke e lënë turistin e tmerruar të bllokuar 100 metra lart nga toka.

Një fotografi e publikuar nga media kineze tregon burrin të ulur në një tra, teksa mbështjell krahët rreth parmakut të urës. Burri thuhet se ishte bllokuar në urën e dëmtuar rëndë për më shumë se 30 minuta para se punëtorët e urgjencës të ishin në gjendje ta ndihmonin atë të dilte në vend të sigurt.

Pasi i mbijetoi një sprove të rëndë, turisti u dërgua në një spital për trajtim psikologjik. Vendi i pushimit ku ndodhet ura, është mbyllur deri në një njoftim tjetër.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *