Nuk janë shuar ende flakët në fshatin Bulshar të Mirditës.
Zjarri që nisi dje vijon të shkrumbojë sipërfaqe të mëdha me pemë e shkurre i ndihmuar nga temperaturat e larta dhe era e fortë.
Vatra e tij nuk është bllokuar ende duke qenë se terreni i vështirë e vështirëson ndërhyrjen e mjeteve zjarrfikëse.
Në vendin e ngjarjes ndodhen 5 punonjës zjarrfikës dhe dy ekspertë të pyjeve që po përpiqen të vënë në kontroll flakët, shkruan BW.