Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim: Reforma në Drejtësi po jep rezultate por ka akoma punë, ju mos u ndikoni nga politika


Sipas ambasadores amerikane Yuri Kim institucionet po funksionojnë dhe Reforma në Drejtësi po ecën përpara.

Në fjalimin që mbajti gjatë aktivitetit të zhvilluar sot në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Drejtësisë, ambasadorja Kim theksoi se pavarësisht se janë bërë shumë hapa para, mbetet ende shumë për t’u bërë.

Po ashtu Kim shprehu mbështetjen e ndaj titullarëve të institucioneve të reja të drejtësisë. Ajo u tha atyre se është koha të tregojnë përkushtimin ndaj drejtësisë, larg interesave partiake apo individuale.

“Jam e lumtur të vë re që të gjitha isntitucionet e lindura si rezultat i zbatimit të reformës aktualisht po funksionojnë në një mënyrë kumtimplotë. Të gjithë e dininim se përparimi nuk do ishte i lehtë, po falë përpjekjeve tuaja reforma në drejtësi po lëviz përpara hap pas hapi. Institucionet janë duke funksionuar tashmë dhe po japin rezultate të prekshme për pupullin shqiptar. Publiku duhet të jetë përfituesi më i madh i të gjithë ju, institucionet e drejtësisë dhe ju që i shërbeni atyre. Drejtësia e sundimi i ligjit duhet t’i shërbejnë popullit. Si titullarë të institucioneve të drejtësisë keni nderin dhe detyrën t’i shërbeni popullit shqiptar. Dua t’ju falënderoj për gjithë punën e palodhur.

Reforma në drejtësi ka bërë shumë përpara, por mbetet ende për t’u bërë që shqipëria të vendoset në shtegun e pranimit në BE.

Ka qenë një rrugë e vështirë e kemi patur biseda të vështira, por shpresoj që ta keni ditur se këto gjëra kanë ardhur nga një mik. Keni paguar një çmim të lartë dhe dëshiroj t’ju falënderoj për këtë. Tani është koha të tregojmë se jeni të përkushtuar ndaj drejtësisë, jo interesave partiake apo individuale dhe se drejtësia shqiptare mund të japë drejtësi të drejtë dhe të paanshme.

Ne duam që ju të keni suskes, Shqipëria do që ju të keni sukses, ju mund të keni sukses.

Ndërsa ju dhe institucionet përmbushni misionin tuaj, shpresoj ta dini se SHBA do t’ju mbështesë në çdo hap. Do jemi me ju krah për krah deri sa drejtësia të bëhet realitet në Shqipëri.”– tha ambasadorja Yuri Kim.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *