Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet pranë bazës së Gardës Kombëtare të Meksikes tuneli që thuhet se i përket ‘El Chapos’


Zbulohet në Meksikës tuneli që pretendohet se ka lidhje me bosin e drogës, ‘El Chapo’.

Ai është zbuluar pranë bazës së Gardës Kombëtare të Mesikës. Megjithëse tuneli nuk çonte përtej kufirit në territorin e SHBA-së, ai mund të kishte për qëllim të lidhej me një kalim tjetër nëntokësor që shtrihej nga Tijuana në San Diego.

Një tunel 200 metra u zbulua në Tijuana, në një shtëpi që qëndron përtej rrugës nga një bazë lokale e Gardës Kombëtare, raporton Mexico Daily News.

Sipas medias, autoritetet gjetën ‘narko-tunelin’ pasi një paketë marihuanë u gjet në rrugë jashtë shtëpisë e pas kësaj pasoi një kontroll më i imtësishëm i banesave në zonë.

Kalimi nëntokësor kishte sisteme ndriçimi dhe ajrosjeje si dhe binarë e karroca.

Megjithëse tuneli i zbuluar rishtazi nuk çon përtej kufirit me Shtetet e Bashkuara, autoritetet thuhet se dyshojnë se kishte për qëllim të lidhej me një tunel tjetër që kalonte nga Tijuana në San Diego, i cili u gjet në 2019.

Gjatë tre viteve të fundit, të paktën 200 nga të ashtuquajtur narko-tunele janë zbuluar nga autoritetet kufitare, shton media, duke theksuar se, sipas DEA-s, ndërtimi i këtyre pasazheve nëntokësore ishte menduar nga bosi famëkeq meksikan i drogës, Joaquin ‘El Chapo’ Guzman.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *