Kreu i Kryegjyshatës Botërore, Baba Edmond Brahimaj dhe ambasadori izraelit në Tiranë, Noah Gendler, kanë shtruar një iftar për Ramazan mbrëmjen e sotme.
Në darkë morën pjesë edhe krerët e besimeve fetare në Shqipëri si dhe ambasadorja amerikane, Kim.
Kjo e fundit shkruan se ëelja e iftarit me miqtë e të gjitha besimeve ishte shumë e veçantë.
“Faleminderit Baba Edmond Brahimaj dhe ambasadorit Izraelit Noah Gendler për bashkëpritjen e iftarit të mbrëmjes. Shumë e veçantë të çel iftarin me miqtë e të gjitha besimeve. Gëzuar Ramazanin!” – shkruan ambasadorja amerikane në Twitter.