Vendosni fjalën kyçe....

Boiken Abazi i Vetëvendosjes nxjerr pamjet: Numëruesi bën shenja te fletët e votimit, zgjedhjet janë të pavlefshme e duhen ribërë


Kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri, Boiken Abazi, ka publikuar një video ku tregohet një tavolinë për numërimin e votave në zgjedhjet e 25 prillit.

Abazi pretendon se një nga numëruesit ndërhyn te fletët e votimit duke vendosur shenja në to, teksa përpiqet të fshehë dorën dhe shenjën që bën në to.

Ai mori pjesë në zgjedhje si Kandidat i Pavarur e në reagimin e tij shkruan se pamjet janë marrë nga xhirimet zyrtare të KQZ-së dhe për rastin në fjalë është bërë ankimimi në KQZ/KAS. Në fund të postimi, kreu i Vetëvendosjes në Shqipëri shkruan se zgjedhjet janë të pavlefshme dhe se duhet shkuar në rivotim.

“Lapsi i vogël i vjedhjes së madhe të votave. Duke fshehur edhe dorën edhe lapsin, çfarë shenjash po vendos ky anëtar i Grupit Numërues nëpër fletë votime gjatë procesit të numërimit? Shikoni në të majtë anëtarin e Grupit të Numërimit në Vendin e Numërimit të Votave në datën 26 prill 2021. Pamjet janë nxjerr nga videoxhirimet zyrtare të KQZ-së. Edhe për këtë rast ankesa është depozituar mbrëmë në KQZ/KAS. Të merren menjëherë masa nga KQZ-ja dhe organet e drejtësisë! Zgjedhjet janë të pavlefshme, duhet vajtur në rivotim! Tiranë, 11 maj 2021.” – shkruan Abazi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *