Vendosni fjalën kyçe....

Boris Johnson hetohet mbi financimin e pushimeve të vitit 2019 që kaloi me partneren


Kryeministri britanik Boris Johnson po hetohet nga vëzhguesi i standardeve të deputetëve mbi financimin e një feste të mbajtur në Karaibe në vitin 2019.

Komisionerja Kathryn Stone ka konfirmuar se po hetohet nëse kryeministri deklaroi saktë se si u pagua udhëtimi, shkruan BBC.  Johnson ka deklaruar më parë se dtrehimi kishte kushtuar 15 mijë paund, shumë që ishte mbuluar nga bashkëthemeluesi i Carphone Warehouse, David Ross.

Zyra e Shtypit e Kryeministrit, tha se ai kishte vepruar në mënyrë korrekte dhe transparente. Por Laburistët kanë ngritur “pyetje” mbi “bujarinë” e Ross.

Komisioneri i Standardeve normalisht heton nëse deputetët kanë dështuar të deklarojnë një interes financiar, nuk e kanë deklaruar atë si duhet, ose e kanë deklaruar atë me vonesë.

Ross fillimisht tha se nuk kishte paguar “asnjë para” për udhëtimin që Johnson bëri me partneren e tij Carrie Symonds në ishullin privat të Mustique. Megjithatë më vonë sqaroi se ai kishte “lehtësuar” akomodimin për kryeministrin.

Por Laburistët kërkoi nga komisioneri i standardeve për të hetuar, pasi e konsiderojnë deklarimin e Johnsonit të “pasaktë“.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *