Vendosni fjalën kyçe....

Detaje nga vrasja në Tiranë, viktima dhe autori i dyshuar ishin miq (FOTO)


Mehmet Qema (majtas) dhe Marjus Dema (djathtas)

Të tjera detaje zbulohen lidhur me vrasjen e ndodhur mbrëmjen e kaluar në lagjen “5 Maji” në Tiranë.

27-vjeçari Mehmet Qema dhe i dyshuari për vrasjen e tij Marjus Dema ishin miq dhe madje postonin edhe foto sëbashku në rrjetet sociale.

Mbrëmjen e kaluar sipas “Balkanweb”, Qema ishte ulur në tavolinat e jashtme të një lokali, së bashku me 5 djem të tjerë ku ka qëndruar për disa orë.

Por pas disa orësh, miku i tij Marjus Dema e ka qëlluar atë me armë zjarri. 27-vjeçari ka marrë një plumb në gjoks dhe është dërguar në QSUT nga djemtë e tjerë që ndodheshin aty, por për fat të keq nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të rënda.

Ndërsa vijojnë kërkimet për arrestimin e autorit të dyshuar, policia ka shpallur në kërkim edhe miqtë e tjerë të viktimës që ndodheshin në një tavolinë me të, pasi kanë dijeni për ngjarjen: Erlind Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi.

Mehmet Qema

NJOFTIMI I POLICISË

Zbardhet ngjarja e ndodhur mbrëmjen e djeshme në rrugën “5 Maj” ku u vra me armë zjarri një 27-vjeçar.

Identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar i dyshuar i ngjarjes.

Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe 5 shtetas të tjerë për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr.4, në bashkëpunim me Sektorin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë në vijim të veprimeve hetimore të kryera për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme, ku mbeti i vrarë me armë zjarri shtetasi M. Q., 27 vjeç, bazuar dhe në provat e grumbulluar, bënë të mundur identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar të kësaj ngjarjeje shtetasit : M. D., 28 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasje me dashje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Në vijim të veprimeve janë shpallur në kërkim edhe shtetasit E. P., 27 vjeç, B.H., 28 vjeç, B. A., 23 vjeç, F. M., 29 vjeç dhe Xh. K., 19 vjeç, për veprat penale “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes dhe për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të metejshme.

Marjus Dema

Mehmet Qema

Mehmet Qema


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *