Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutimi në Elbasan, Everest Çaka akuzohej për vrasjen e Gëzim Alikajt si hakmarrje për të vëllanë


Vendi ku u ekzekutua Everest Çaka dhe u plagos bashkëshortja e tij ka qenë i pandriçuar dhe pa kamera sigurie.

Viktima që njihej edhe me emrin Ibrahim Çaka u qëllua për vdekje brenda mjetit tip ‘Opel’ ku ndodhej edhe bashkëshortja e tij Silvana Çaka, që mbeti e plagosur. Everest (Ibrahim) Çaka është akuzuar për vrasjen e Gëzim Alikajt në vitin 2010. Ngjarja ka të bëjë me vrasjen e vëllait të Çakës që dyshohet se u ekzekutua në Spanjë nga vëllai i Alikajt.

Të përfshirë në këtë ngjarje kanë qenë edhe Elton Hyka dhe Ardit (Arjan) Spahiu. Ky i fundit është kushëri me Everest Çakën dhe u ekzekutua me 8 plumba në nëntor të vitit 2020 në Belgjikë.

Arjan Spahiu nga ana e tij ka rreth miqësor me Erion Elibejn, vëllai i të cilit, Endrit Alibej u vra në rrethrrotullimin e Bradasheshit në vitin 2018. Bashkë me Alibejn mbetën të vrarë edhe daja i tij Arben Dylgjeri dhe shtetasi turk Erdal Durunay.

Erion Elibej është i arrestua pasi akuzohet si porositësi dhe organizatori i vrasjeve të Emiljano Ramazanit e Regis Runajt në korrik të vitit 2020 dhe Bujar Çelës, vëllait të Talo Çelës.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *