Ministrja Elisa Spiropali, ka reaguar pas vizitës së kryedemokratit Lulzim Basha në Durrës, i cili tha se nuk do t’i njihte kurrë rezultatet e zgjedhjeve të 25 Prillit.
Spiropali shkruan se Bashën e gënjen mendja për zgjedhje të parakohshme, pasi ato nuk kanë asnjë shans real që të ndodhin.
“Sa është i mundur tërmeti i parakohshëm ose breshëri i parakohshëm, po aq janë të mundshme edhe zgjedhjet e parakohshme për të cilat e rren menia Luli Humbësin e prapakohshëm të ëndrrave të parakohshme.”- shkruan Spiropali në rrjetet sociale.
Dy javë pas zgjedhjeve, Basha nisi sot një tur takimesh në Durrës, ku falenderoi qytetarët për mbështetjen dhe u tha se beteja e tij ndaj qeverisë Rama do të vijojë.