Një 33-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në Sarandë. Ai është zbuuluar nga familjarët e tijnë krevat pa shenja dhune.
Dyshohet se vdekja e të riut me iniciale R.M. ka qenë nga shkaqe natyrale. Trupi i tij është dërguar në morgun e qytetit për t’iu nënshtruar autopsisë.
Njoftimi
“Sot, rreth orës 14:30, në lagjen nr.4, Sarandë, është gjetur në banesë nga familjarët, pa shenja jete shtetasi R. M., 33 vjeç, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”