Ylli i futbollit dhe tifozi i pasionuar i MMA-së, Oli McBurnie ‘filmoi grushtimin dhe shqelmimin e një njeriu ndërsa i shkatërronte telefonin’
Lojtari i ekipit të Sheffield United e kombëtares skoceze Oli McBurnie thuhet se është kapur në kamera duke goditur me grushte e shkelma një burrë, para se t’i thyente telefoninj, teksa klubi anglez ka nisur hetimet për ngjarjen.
Pamjet e diskutueshme të kapura në një telefon fillojnë me dikë që thërret emrin e lojtarit. Pastaj, një burrë që pretendohet se është lojtari 24-vjeçar i Skocisë, afrohet ndërsa celulari bie në tokë por mbetet duke regjistruar.
McBurnie duket se pastaj godet pajisjen dhe sulmon personin që thirrie ‘Oli McBurnie’ në video duke e goditur me grushte e shkelma. Në një deklaratë të hënën, klubi i tij Sheffield United pohoi se ata ishin ‘në dijeni të videos që qarkullon në mediat sociale dhe se ka nisur hetimin’.
Kjo nuk është hera e parë që sulmuesi, i cili është një adhurues i vetëshpallur i UFC dhe Jorge Masvidal, ka qenë në telashe për pretendimet e sjelljes së keqe.
Verën e kaluar ai u gjobit me 40,000 dollarë dhe iu hoq leja e drejtimit për 16 muaj pasi u kap duke i dhënë makinës në gjendje të dehur.