Vendosni fjalën kyçe....

Hynë në fushë dhe kundërshtuan policinë, lirohen nga burgu drejtuesit e Kastriotit


Gjykata e Tiranës i ka lënë të lirë sot drejtuesit e klubit të Kastriotit, presidentin Alban Vogli dhe administratorin Gazmend Vogli.

Për Alban Voglin gjykata caktoi masën “detyrim për paraqitje”, ndërsa për Gazmend Voglin “arrest në shtëpi”.

Drejtuesit e ekipit të Kastriotit ishin arrestuar nga policia pas një incidenti të ndodhur të shtunën në fushë, gjatë ndeshjes me Tiranën në stadiumin “Selman Stërmasi”.

Gazmend Vogli u fut në fushë për të protestuar për një aksion të ekipit të Tiranës duke ndërprerë për disa minuta takimin, ndërsa Alban Vogli ka kundërshtuar punonjësit e policisë jashtë saj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *