Ky është momenti kur Shyqyri Elezi, transportohet me helikopter drejt Tiranës. Minatori 50-vjeçar ka pësuar dëmtime më të rënda si pasojë e incidentit të ndodhur mesditën e sotme në minierën e Martaneshit.
Ai mbeti i bllokuar në minierë pasi kur po saldonte pati një shpërthim gazi, që e la atë të asfiksuar.
Në ndihmë të Elezit shkuan dy kolegë të tij, Murat Hidri dhe Andi Jauri të cilët gjithashtu u asfiksuan. Këta të fundit janë dërguar në spitalin e Bulqizës dhe ndodhen në gjendje më të mirë shëndetësore se Elezi.