Ministri i Brendshëm gjerman Horst Seehofer ka dalë pozitiv për Covid-19, pavarësisht se është vaksinuar ndaj Covid-19. Seehofer kishe hedhur poshtë më herët vaksinën e AstraZeneca.
Seehofer është ‘në izolim shtëpiak dhe nuk ka simptoma të sëmundjes’, shkroi të hënën një zëdhënës nga Ministria e Brendshme.
Seehofer, 71 vjeç, bëri vaksinën e parë kundër Covid-19 të Pfizer / BioNTech në mes të prillit. Dy javë më parë, ai sfidoi publikisht thirrjen e Ministrit të Shëndetësisë Jens Spahn për ministrat e tjerë të kabinetit për të bërë vaksinën e AstraZeneca, pasi njerëzit në Gjermani po e kundërshtonin vaksinën për shkak të shqetësimeve lidhur me mpiksjen e gjakut.
Seehofer i tha Bild se nuk kishte asnjë problem me vaksinën AstraZeneca.