Vendosni fjalën kyçe....

“Na kapën të papërgatitur”- Personi që shoqëronte Bledar Birçajn në Vlorë është agjent i antidrogës


Biznesmeni vlonjat Bledar Birçaj, u ekzekutua mesditën e djeshme me breshëri arme në zonën e njohur si “Bishti i Kalldrëmit” në Vlorë.

Ai po lëvizte me një mjet “BMW X5” dhe ishte i shoëruar me një mikun e tij, agjent të antidrogës.

Pasagjeri që ndodhej në makinë me Birçajn, një person që shfaqet duke u larguar me vrap nga vendngjarja dhe në videon e mëposhtme të publikuar mbrëmjen e kaluar në studion e emisionit “Opinion”.

 Sipas “Newsbomb” shoqëruesi i Birçajt që shpëtoi pa e kapur asnjë nga 30 plumbat e qëlluara në drejtim të tyre, është një agjent i antidrogës, i identifikuar me inicialet G.C.

Në dëshminë e tij para hetuesve, agjenti ishte shprehur se ishin kapur të papërgatitur kur i kanë zënë në pritë.

“Ishim të papërgatitur, na bënë pritë. Ramë direkt pre e breshërisë së kallashnikovit. Pashë dy veta me maska por nuk i njoha dot. Ishin të kamufluar. Nuk jam në dijeni të ndonjë konflikti të fundit.”– është shprehur ai.

Bledar Birçaj ishte pronar i një lokali në Lungomare, “THE BOSS”.

10 vite me parë ai dhe i vëllai dhunuan juristin e Hipotekës së Vlorës ndërsa në vitin 2011, ai u arrestua në Vlorë si i dyshuar për vrasje por në prill u lirua.

Në korrik 2011, çështja ndaj Birçajt u pushua nga ana e prokurorisë. Viktima lëvizte shpesh në drejtim të Spanjës dhe vetëm një muaj më parë ishte kthyer në Vlorë. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *