Dy persona janë arrestuar në Durrës në një operacion antidrogë nga ana e policisë.
Në pranga kanë rënë 29-vjeçari Vilson Memini lindur në Elbasan e banues në Lagjen 13 në Durrës si dhe 30-vjeçari Erges Shehi, lindur e banues në Durrës.
Sipas policisë, gjatë aksionit ata kanë kundërshruar efektivët e njëri prej tyre ka qëlluar në ajër për t’i neutralizuar.
Deri tani gjatë kontrolleve policia ka sekuestruar 1 kilogram kokainë.
“Policia e Durrësit ishte në operacion në lagjen nr 13 Plazh për të kapur një grup që merrej me shpërndarjen e lëndëve narkotike Kokainë . Gjatë operacionit dy persona me precedent të theksuar kriminal në fushën e narkotikeve kanë kundërshtuar me dhunë policinë dhe kanë tentuar të largohen ndërkohë që një prej punonjësve të policisë ka qëlluar në ajër për t’i neutralizuar. Policia ka prangosur dy persona , V.M., 29 vjeç dhe E.SH., 30 vjec dhe ka sekuestruar deri tani rreth një kilogramë kokainë. Vijon operacioni.” – thuhet në njoftimin e policisë.