Vendosni fjalën kyçe....

Njihej si “Xubi“ i Yzberishtit, kush është 45-vjeçari që humbi jetën sot pas aksidentit me motor


Zbulohet identiteti i drejtuesit të motorit që humbi jetën sot në një aksident në zonën e Yzberishtit.

Ai është Fatmir Avdillari i njohur ndryshe si “Xubi” i Yzberishtit, një personazh shumë i njohur për hasmërinë me fisin Xhabafti.

Avdillari apo “Xubi” ishte duke udhëtuar me motor teksa u përplas me dy automjete të tjera.

“Me datë 11.05.2021, rreth orës 14:15, tek bulevardi ‘Migjeni’, janë përfshirë në aksident mjeti tip ‘Toyota’ me drejtuese shtetasen E. M., 38 vjeçe me mjetin tip ‘Opel’ me drejtues L. P., 40 vjeç dhe me mjetin motorr me drejtues  F. A. Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje drejtuesi i mjetit motorr shtetasi F.A., rreth 45 vjeç, si dhe është dërguar në spital drejtuesja e mjetit E. M., dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.”- thuhet në njoftimin e Policisë.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Kush është Fatmir Avdillari?

Fatmir Avdillari rezulton i dënuar më parë për vrasje, teksa pasi përfundoi dënimin u arrestua sërish për trafik droge në Kombinat, Kashar e Yzberisht në vitin 2017.

Ai dyshohej si ishte kapoja i një grupi që shpërndante drogë në këto zona, teksa gjatë operacionit ”Qelqi” iu kapën 30 kg hashash dhe një armë pa leje.

Avdillari ka qenë i dënuar për vrasjen e biznesmenit italian Stefano Rossi teksa ka qenë edhe pjesë e bandës së Yzberishtit në vitet 97′ e 98′. Vrasja u krye më 27 janar të vitit 1998, në momentin kur Rossi kishte tërhequr 30 milionë lireta nga banka dhe u ekzekutua vetëm 100 metra larg fabrikës së tij.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *