Publikohen pamjet nga ngjarja e rëndë i ndodhur sot në Rusi, ku dy persona të armatosur hapën zjarr në një shkollë në Kazan, kryeqyteti i Republikës së Tatarstanit.
Në këto pamje, shihen nxënës që hidhen nga dritarja vetëm për t’ju shpëtuar të shtënave. RIA Novosti citoi shërbimet e urgjencës të thoshin se dy nga studentët e vdekur ishin hedhur nga një dritare në katin e tretë.
Sipas të dhënave të fundit, 11 persona, u vranë nga të shtënat në universitet, shumica prej tyre fëmijë.
Presidenti i Tatarstanit, Rustam Minnikhanov, tha se katër djem dhe tre vajza u vranë. 16 persona të tjerë, përfshirë 12 fëmijë dhe katër të rritur, u shtruan në spital me lëndime.
Nxënësit e mbetur janë evakuuar nga ndërtesa. Psikologët po punojnë me ta.
Sipas medieve lokale, një shpërthim ndodhi në ndërtesën e shkollës pas të shtënave dhe më shumë se 20 ambulanca u dërguan në vendin e ngjarjes.
19-vjeçari Ilnaz G. dyshohet për organizimin e të shtënave. Ai u ndalua nga policia. Sulmuesi i dytë u bllokua në katin e katërt të shkollës, ku forcat speciale e vranë.
Njëri prej adoleshentëve që kryen sulmin, ishte një nxënës i kësaj shkolle. Një person i tretë i dyshuar për të shtënat u arrestua gjithashtu. Ai quhet Ramil M, 41 vjeç.