Nënkryetari i PD-së ka deklaruar mbrëmjen e sotme se selia blu i ka denoncuar para zgjedhjeve të 25 prillit dhe pas tyre shitblerjen e votës.
I ftuar në RTSH përballë gazetarit Lutfi Dervishi, Edi Paloka, u shpreh se sipas të gjitha sindazheve dhe exit-polleve PD-ja dilte fituese në mbarë vendin dhe në Durrës, ku ai ishte drejtues politik.
Gjatë intervistës Paloka u shpreh se pavarësisht të gjitha provave të dorëzuara në SPAK e KQZ, nuk ka asnjë besim se institucionet do bëjnë drejtësi për krimin zgjedhor.
“Të gjitha sondazhet dhe Exit-pollet e nxirrnin PD-në fituese në Durrës. Deri kur Rama tha prisni, prisni sa të nisë numërimi. Si duket Rama ka ditur më shumë. Unë kam 30 vjet në politikë, e dalloj kur një person ta thotë diçka për të të bërë qejfin, kur e thotë sepse kërkon garanci se e sheh që po ndërron pushteti dhe kur e thotë nga mllefi që ka. Nuk arritëm të konceptojmë përmasat e manipulimit. Ne i denoncuam para zgjedhjeve të 25 prillit dhe pas zgjedhjeve të gjitha manipulimet e shitblerjet e votës. Ka qenë e llogaritur e gjithë skema e maipulimit të votës me lekët e buxhetit, me lekët e BE-së dhe me lekët e grabitura këto 4 vjet. Ne i kemi dorëzuar dosjet në SPAK, prokurorinë e Durrësit dhe në Komisinin Qendror të Zgjedhkjeve dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve. Janë prova të vërtetuara. Unë nuk kam asnjë besim që procedura që kemi nisur do na sjellë gjë. Ne kemi vendosur që do i shkojmë deri në fund, por nuk kam asnjë besim se do na japin të drejtë sepse si SPAK-u, si KQZ-ja, si KAS-i, si Kolegji Zgjedhor kanë pasur disa prova para zgjedhjeve dhe kanë marrë vendime në favor të PS-së.” – tha Paloka.