Vendosni fjalën kyçe....

Pamjet pak çaste para vrasjes në Tiranë/ Viktima i ulur në tavolinë me shokët, autori me armë në dorë


 

Del videoja nga momentet e fundit e 27-vjeçarit Mehmet Qema, i cili u vra mbrëmjen e kaluar nga miku i tij.

Në pamjet e filmuara nga kamerat e sigurisë të lokalit ku po qëndronte, viktima shihet i ulur në tavolinë bashkë me pesë djem të tjerë. Fotoja është publikuar nga “Balkanweb”.

Personi që shihet në këmbë është Marjus Dema, i cili siç duket është me armë në dorë, pak çaste para se të qëllojë mikun e tij.

27-vjeçari është qëlluar me një plumb në gjoks dërguar në QSUT nga shokët e tij, por ka ndërruar jetë nga plagët e rënda.

Personat që ndodheshin në tavolinë me viktimën, Erlind Peka, Blerim Hoti, Braild Aga, Frenkli Myftari dhe Xhuljano Koçi, janë shpallur në kërkim bashkë me autorin e dyshuar, pasi kanë dijeni për ngjarjen.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *