Tre humbje jete janë regjistruar në 24 orët e fundit në Kosove, si dhe 49 raste të reja pozitive, duke pësuar një rritje në krahasim me javën e kaluar.
Të dhënat janë konfirmuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK).
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, si dhe laboratoret publike dhe private me metodën RAT, janë testuar gjithsej 1.494 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 49 raste pozitive.
Brenda 24 orëve janë raportuar 3 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Gjilan 2 raste (88, 68 vjeç), Prishtinë 1 rast (70 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 106.538 raste nga 557.859 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 2.213 raste të vdekjes.”– thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.
Kujtojmë që një ditë më parë në Kosovë u raportuan 2 viktima nga Covid-19, ndërsa 47 persona rezultuan pozitive.
Sakaq, në 24 orë janë shëruar 346 pacientë nga infektimi me Covid-19: “Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 346 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 98.223 raste, kurse numri i rasteve aktive është 6.102.”