Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në minierën e Martaneshit, ku është shembur një prej galerive.
Dyshohet se disa minatorë janë zënë brenda minierës së kromit, ndërsa policia dhe katër ambulanca janë drejtuar për në vendin e ngjarjes.
Paraprakisht besohet se shkak i këtij incidenti është bërë një rrjedhje gazi, ndërsa mendohet se në momentin e shpërthimit të gazit kanë qenë duke punuar në minierë rreth 20 minatorë.