Shoqata e Studentëve Shqiptarë të Harvardit në bashkëpunim me Universitetin e Harvardit në SHBA kanë organizuar një simpozium ku do flitet për Çështjen Çame.
Veprimtaria është titulluar: “Çamët Shqiptarë të Greqisë: 77 vjet mohim”. Veprimtaria do zhvillohet në datën 16 maj në orën 11:00.
Aty do flitet për shumë pjesë të historisë së Çamëve Shqiptarë që njihen pak ose janë keqinterpretuar.
Sipas njërit prej personave që do flasin në këtë simpozium, Dr. Rudina Jasinit, diskutimet do përfshijnë përveç çështjeve historike edhe sfidat ligjore e politike që kanë lidhje me Çcështjen Çame si dhe rrugët ligjore e forumet ku mund të diskutohet më tej çeshtja.
“Faleminderit Shoqatës së Studentëve Shqiptarë të Harvardit dhe Universitetit të Harvardit për ftesën tuaj të sjellshme dhe që më ofruat një platformë për të folur rreth Çështjes Çame. Shumë aspekte të historisë së Çamëve Shqiptarë janë njohur pak ose keqinterpretuar. Dekadat që nga ngjarjet e tmerrshme të Luftës së Dytë Botërore kanë përfshirë shumë kërkime shpirtërore nga njerëzit e Çamërisë dhe një luftë për vetëdijësim. Në këtë prezantim, unë do të përpiqem të siguroj një perspektivë depërtuese të sfidave ligjore dhe politike në lidhje me Çështjen Çame, si dhe rrugët ligjore dhe forumet ku mund të diskutohet Çështja Çame.” – shkruan Jasini në Facebook.