Vendosni fjalën kyçe....

Sulm kamikaz ndaj komisariatit të policisë në kryeqytetin somalez, vriten dy zyrtarët e lartë e katër civile


Gjashtë persona të vrarë në shpërthim në stacionin policor në kryeqytetin e Somalisë, thotë Ministria

Të paktën gjashtë persona, përfshirë dy policë u vranë në një sulm kamikaz ndaj një stacioni policie në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, ka pohuar Ministria e Informacionit të vendit.

“Kryeministri Mohamed H. Roble ka dënuar sulmin burracak terrorist në stacionin policor të rrethit Waberi të Mogadishus që mori jetën e gjashtë personave, përfshirë dy oficerë policie.” – shkroi ministria në Twitter.

Sipas Televizionit Kombëtar (SNTV), shpërthimi ndodhi në stacionin policor Waberi të Mogadishus të dielën në mbrëmje, kur një kamikaz çoi një automjet të mbushur me eksploziv në portën e përparme të godinës.

SNTV tha se shefi i policisë Ahmed Bashane dhe zv.komandanti për divizionin e policisë, Waliyow Adde, Abdi Basid, ishin midis gjashtë personave të vrarë në shpërthim.

Raportet e mediave vendase sugjerojnë se disa persona u plagosën gjithashtu në shpërthim.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *